Obama dhe Putin janë për zgjidhje politike për konfliktin sirian

​Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Barack Obama mbështesin idenë e një zgjidhjeje politike për Sirinë, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Bota

30/11/2015 21:41

”Dy presidentët u shprehën në favor të avancimit drejt një zgjidhjeje politike për Sirinë”, deklaroi Peskov.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama u takuan për më shumë se gjysmë ore në kuadër të samitit për klimën që po zhvillohet në Le Bourget, pranë Parisit, njoftoi po sot Kremlini.

“Takimi mes dy presidentëve është zhvilluar me dyer të mbyllura”, njoftoi presidenca ruse me anë të një komunikate.