Obama dhe Putin flasin me njëri tjetrin, hera e parë që nga prilli
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, kanë folur me njëri – tjetrin sot në mëngjes, për herë të parë që nga muaji prill i këtij viti, bënë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Bota
Biseda mes dy liderëve u zhvillua në një drekë në Normandi, ku udhëheqësit e botës të premten përkujtuan përvjetorin e D-Day.
\”Presidenti Obama dhe Presidenti Putin kanë folur me njëri-tjetrin në margjinat e drekës së liderëve”, ka thënë Ben Rhodes, zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare për komunikimet strategjike.
Por ai tha se, biseda ishte joformale. “Nuk ka pasur takim formal bilateral”.
Rhodes tha se biseda zgjati rreth 10 deri 15 minuta.
Të dy udhëheqësit kishin mbyllur komunikim të rregullt në prag të krizës ukrainas. Herën e fundit që ata folën ishte një bisedë telefonike e tensionuar, pas zhvillimeve të përshkallëzuar në rajonin lindor. Dy javë pas kësaj bisede, Obama vendosi të vendos sanksione ndaj Rusisë.
Po ashtu të premten, Putin u takua për herë të parë me Presidentin e ri të Rusisë, Petro Poroshenko, i cili do të inaugurohet këtë fundjavë.