“O vdiqa” bërtima e punëtorit pas rënies nga skelet në tokë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Tiranë pas rrëzimit të skelës nga pallati.

Lajme

17/08/2019 14:08

Si pasojë e kësaj ngjarje, u plagosën rëndë 5 punëtore, ku dy prej tyre humbën jetën.

Ka dalur një video, në të cilën shfaqet një nga punëtorët e plagosur, duke thënë: “O vdiqaaaa”, pasi ka marrë plagë të rënda në trup.

Një skelë është shkëputur nga një pallat në Tiranë.

Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë vdekur.

Policia ka njoftuar se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.