NZZ: Gjykata Speciale mund të ketë selinë vetëm në Holandë

Gazeta zvicerane, Neue Zürcher Zeitung ka kritikuar hetuesit ndërkombëtar në Kosovë, për, siç thuhet në këtë gazetë, mossuksesin e tyre për të sjellin drejtësi për të vrarët jo-shqiptar. 

Lajme

08/08/2014 17:38

Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë. Me kësi titulli e fillon artikullin e saj gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.

Në shkrimin për Kosovën dhe raportin e Clint Ëilliamson, shpjegohet, se hetimet e tij tre vjeçare, kanë nxjerrë në pah, mos mundësinë e të huajve qe të sjellin drejtësi, për të vrarët jo-shqiptar gjatë luftës dhe hetimin e siç thuhet krimeve të supozuara të UÇK-ës.

Gazeta thotë se kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, mezi ka pritur ta përshëndes raportin e prokurorit amerikan, duke thënë se përgjegjësia është individuale, por jo edhe organizative.

Më pas shpjegohet se gjasat dhe shpresat e shumë kujt janë që Gjykata Speciale për Krime lufte, ta ketë selinë në Holandë por jo edhe në Kosovë.

Kjo, pasi që sipas gazetës helvetike, aty askush nuk është i sigurt në këtë aspekt e hiq më pak dëshmitarët që janë kyç për aktakuzat që pritet të ngritën, për disa pjesëtarë të UÇK-së. (klankosova)