Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Nxirret nga uji në gjendje të rëndë, 72-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

11:07 | 30 Qershor 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një plazhist ka humbur jetën pasi u fut në det. Njoftohet se 72-vjeçari F. H. banues në Tiranë, është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.

I moshuari njoftohet të ketë ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal. 72 vjeçari ishte duke bërë plazh, shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Nuk dihet ende se pse i moshuari u bë keq dhe humbi jetën ndërsa po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /abcnews.al/