Nxirret i gjallë personi i dytë

Ka shpëtuar nga vdekja edhe personi i dytë i gjetur nën rrënojat e objektit të elektrolizës së Termocentralit \"Kosova A\". 

Lajme

06/06/2014 20:02

Ende nuk dihet për identitetin e personit në fjalë, ndërsa ai është gjetur i gjallë nën rrënojat e shpërthimit në Termocentralin \”Kosova A\”. Këtë e kanë konfirmuar familjarët e tij dhe thonë se kanë komunikuar me të në telefon.

Derisa familjarët janë larg vendit të ngjarjes, dikush nga vendi i ngjarjes ia ka mundësuarit të lënduarit të flet me ta.

(zeri.info)