“Nxënës i shkëlqyer” – reagimi i shkollës për vdekjen e 15-vjeçarit nga aksidenti me biçikletë në Bërnicë

Një nxënës humbi jetën dje si pasojë i një vetaksidenti me biçikletë në rrugën për në fshatin Bërnicë. Erion Bytyqi është i riu që vdiq si shkak i lëndimeve të marra në këtë aksident. E për këtë rast ka reaguar edhe shkolla ku 15 vjeçari po ndiqte mësimet, nga ku u tha se ndjejnë dhimbje…

Lajme

23/05/2025 08:42

Një nxënës humbi jetën dje si pasojë i një vetaksidenti me biçikletë në rrugën për në fshatin Bërnicë.

Erion Bytyqi është i riu që vdiq si shkak i lëndimeve të marra në këtë aksident.

E për këtë rast ka reaguar edhe shkolla ku 15 vjeçari po ndiqte mësimet, nga ku u tha se ndjejnë dhimbje të thellë për humbjen e një nxënësi, siç thuhet në njoftim që ishte shembull i shkëlqyer dhe djalë i edukuar, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, më datë 22.05.2025 ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi, nxënës i klasës së IX-të.

Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës, duke lënë pas një heshtje të rëndë. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij.

Të pafuqishëm përballë kësaj dhimbjeje të madhe, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi, shokëve, shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Erionin.

Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin!

Pushofsh në paqe, Erion. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona.

Me pikëllim të thellë,

Drejtoria e Shkollës!./Lajmi.net/