Nxehen gjakrat në protestën e punëtorëve të “Pastrimit”: Rama nuk takoi përfaqësuesit legjitim të punëtorëve
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi” ka thënë se takimi i mbajtur të hënën me përfaqësues të Komunës së Prishtinës ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete, ndërsa ka shprehur zhgënjimin për mungesën e kryetarit Përparim Rama në këtë takim. Sindikata po ashtu ngriti shqetësime lidhur me mungesën e sigurisë në punë, mosmarrjen e pagave…

Lajme
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi” ka thënë se takimi i mbajtur të hënën me përfaqësues të Komunës së Prishtinës ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete, ndërsa ka shprehur zhgënjimin për mungesën e kryetarit Përparim Rama në këtë takim.
Sindikata po ashtu ngriti shqetësime lidhur me mungesën e sigurisë në punë, mosmarrjen e pagave dhe refuzimin e Komunës për të diskutuar mbi pagesat e prapambetura.
Nuk është ofruar asnjë zgjidhje për furnizim me naftë, ndërsa mbetet i paqartë fati i dy kamionëve që qëndrojnë në oborrin e Komunës, të cilët nuk janë vënë në shfrytëzim nga ndërmarrja.
Teksa nga përfaqsuesit e kësaj kompanie thanë se qytetarët u shantazhuan nga i pari i kryeqytetit duke u thënë të mos i paguajnë mbeturinat në ndërmmarjen “Pastrimi”, por në komunë.
“A ka ligj per kta njerz e gjykata duhet me i kap, mos të kapet edhe gjykata kshtu i ka aj milionat na skem sen him në burg”, është shprehur njëri nga puntorët. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: