Nusja e prekur me Covid-19 martohet nga dritarja

Pasi më 20 nëntor, Lauren Jimenez, 29 vjeç, dhe Patrick Delgado, 27, vendosën të martoheshin, nusja u infektua me koronavirus.

Fun

03/12/2020 10:12

Ajo donte me çdo kusht që të martohej dhe asgjë nuk do t’ia prishte ditën më të lumtur të jetës, shkruan “PrizrenPress”.

As koronavirusi! Pasi më 20 nëntor, Lauren Jimenez, 29 vjeç, dhe Patrick Delgado, 27, vendosën të martoheshin, nusja u infektua me koronavirus, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, çifti nuk i anuloi planet dhe ceremonia u krye në distancë.

Si një Romeo i kohërave të pandemisë, Patrick qëndronte në rrugë, ndërsa “Xhulieta” Lauren në dritaren e apartamentit të saj në një godinë dykatëshe në Ontario, Kaliforni.

E për të respektuar në maksimum protokollin anti-Covid, të ftuar ishin vetëm 10 persona.

Kjo nuk pengoi fotografen e tyre, Jessica Castellano, që të realizonte disa foto vërtet të jashtëzakonshme, që do të mbeten për shumë gjatë në kujtesën e tyre.

Ndërkohë, në pritje për t’u puthur si “burrë e grua” pasi të shërohet nusja, Lauren dhe Patrick kanë planifikuar një festë të madhe vitin e ardhshëm, me shpresën që pandemia do të ketë përfunduar. /Lajmi.net/