Nuredin Ibishi nis dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët, seanca ndërpritet pa planifikim

Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me nofkën “Komandant Leka”, por që seanca u ndërpre pa planifikim me arsyetimin se do të bëhet një pushim i shkurtër. “Na duhet të bëjmë një pushim të shkurtër. Nxjerrni dëshmitarin. Dëshmitar do të…

Lajme

23/10/2024 14:29

Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me nofkën “Komandant Leka”, por që seanca u ndërpre pa planifikim me arsyetimin se do të bëhet një pushim i shkurtër.

“Na duhet të bëjmë një pushim të shkurtër. Nxjerrni dëshmitarin. Dëshmitar do të bëjmë një pu…”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III teksa seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, pyetjet për këtë dëshmitar i nisi prokurorja Silvia D’Ascoli, e cila po prezantojë dokumente që janë deklarata të mëhershme të Ibishit të dhëna më parë për autoritetet e drejtësisë.

“Jam mundu ta them të vërtetën, e nëse ka ndonjë mospërputhje do të mundohem ta sqaroj”, tha Ibishi.