Nuredin Ibishi, ndër deputetët më të pasur
Nuredin Ibishi, ish komandat i UÇK-së, tash deputet i LDK-së, ka deklaruar goxha pasuri në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duke përfshirë dy banesa dhe një numër të madh të trojeve dhe disa paga.

Lajme
Ibishi si pasuri të pa luajtshme ka deklaruar dy banesa në pronësi të tij, njëra me sipërfaqe 80 metra katrorë, në vlerë 80,000 euro, dhe tjetra 63 metra katrorë, në vlerë 60,000 euro. Ai ka deklaruar edhe një parcele toke 50 ari dhe vikend shtëpi, si trashëgimi familjare, me sipërfaqe 50 metra katrorë me vlerë 50,000. euro. Ai këtë pjesë e ka deklaruar si pronësi të përbashkët.
Si pronë të tij Ibishi ka deklaruar edhe një parcele toke prej 7.78 ari, në vlerë prej 23,340 euro. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një parcele toke prej 3.36 ari, në vlerë prej 36.600 euro.
Një banesë tjetër me sipërfaqe 100 metra katrorë, në vlerë prej 50,000 euro, është deklaruar në pronësi të tij si pasuri e paluajtshme nga Nuredin Ibishi në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Si pasuri të luajtshme ai ka deklaruar një veturë në pronësi të tij në vlerë prej 7,000 euro, e blerë në vitin 2011, dhe dy në bashkëpronësi, njëra në vlerë prej 8,000 e tjetra 4,000 euro, të blera në vitin 2012 e 2013.
Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare ai ka deklaruar që i ka 257.28 euro në Raiffeissen Bank.
Detyrime financiare ai ka deklaruar se ka ndaj Raiffeisen Bank 5,100 euro kredi në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.
Të hyra vjetore Ibishi ka deklaruar si pagë nga Kuvendi i Kosovës 1,440 euro, pension invalidor i UÇK-së nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 180 euro. Si mëditje ai për vitin 2013 ka deklaruar edhe 1,000 euro që i merr si pjesëtar i bordit të kompanisë së sigurimeve “Siguria”, pastaj pagën nga Kolegji ISPE në shumë prej 1,474 eurosh. Ai ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes së tij, e cila merr në KEDS 326 euro në muaj, si dhe një pagë nga bashkëshortja jashtë martese, e cila merr në KITAP/US Amassy 840 euro.
Linku i pasurisë së deklaruar Nuredin Ibishit më poshtë:
http://akk-ks.org/2014/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Nuredin_Ibishi.pdf