Nuno Espirito Santo do ta zëvendësojë Ancelottin tek Evertoni

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Real Madridit, ndërsa zëvendësimi i tij është gati, ai është Nuno Espirito Santo.

Sport

01/06/2021 15:14

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Real Madridit dhe Evertoni nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e tij.

Ish-menaxheri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo është gati të marrë postin e menaxherit të Evertonit.

Sipas “TalkSport”, Espirito Santo do ta zëvendësojë italianin në krye të “The Toffies”, transmeton lajmi.net.

Portugezi është pa skuadër që nga largimi i tij nga Wolves, skuadër me të cilën korri suksese të mëdha në Angli./Lajmi.net/