Nunez te Liverpool, çështje e kryer – lojtari po i kryen testet mjekësore
Darwin Nunez tashmë ka arritur marrëveshje me Liverpoolin dhe çështja e transferimit të tij tashmë po konsiderohet e mbyllur.

Sport
Ai tani për tani është duke i kryer testet mjekësore dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij.
Të paktën kështu raporton Sky Sport, të cilët tashmë e kanë bërë punë të kryer, transmeton lajmi.net.
Lojtari u kushtoi “Të Kuqve” hiç më pak sesa 80 milionë euro, pa i llogaritur bonuset.
Uruguajani do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare e cila do ta mbajë atë në “Anfield Road” deri në vitin 2027.
Kjo është goditja e parë e madhe e Liverpoolit në këtë merkato verore. /Lajmi.net/