Nunez pajtohet për t’u transferuar në Liverpool
Darwin Nunez është pajtuar për t’u transferuar te Liverpooli në këtë verë.

Sport
Të paktën kështu raportojnë mediet angleze që thonë se lojtari e ka zgjedhur “Anfield Road” si destinacionin e ardhshëm për karrierën e tij.
Mësohet se oferta e “Të Kuqve” është 80 milionë euro, pa i llogaritur bonuset, transmeton lajmi.net.
Lojtari shkëlqeu këtë sezon me Benfican duke shënuar 26 gola në ligën portugeze.
Pos Liverpoolit, interesim për lojtarit kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Bayern Munich.
Gjithsesi, Nunez e ka ndarë mendjen që të transferohet në Liverpool. /Lajmi.net/