​Numri i qytetarëve që kanë votuar në Prizren deri në orën 18:00

Dalja e qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale në Prizren deri në orën 18:00 është 47 mijë e 920 ose 25.37 për qind. Deri më tash janë proceduar të dhënat nga 218 prej gjithsej 236 vendvotime ose 92.37 për qind Të drejtë vote në Prizren kanë 188 mijë e 882 qytetarë sipas të…

Lajme

12/10/2025 18:35

Dalja e qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale në Prizren deri në orën 18:00 është 47 mijë e 920 ose 25.37 për qind.

Deri më tash janë proceduar të dhënat nga 218 prej gjithsej 236 vendvotime ose 92.37 për qind

Të drejtë vote në Prizren kanë 188 mijë e 882 qytetarë sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së

Në këto rezultate nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

Në garë për kryetar të ri të Prizrenit janë Shaqir Toraj PDK, Artan Abrashi Lëvizja Vetëvendosje, Driton Selmanaj LDK, Zafir Berisha Bashkimi Demokratik i Prizrenit, Besnik Krasniqi AAK, Albulena Balaj Halimaj Nisma, Emilja Rexhepi Partia Demokratike e Re (Nova Demokratska Stranka), Furkan Bytyiç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës KDTP.

Vendvotimet mbyllen në orën 19:00, sikur në të gjitha komunat e tjera të Kosovës.

Sot Kosova po mban zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.