Numri i përdoruesve të internetit do të arrijë në 3 miliardë këtë vit

Interneti do t\'i ketë rreth 3 miliardë përdorues, rreth 40% e popullsisë së botës, deri në fund të vitit 2014, raporton Unioni Ndërkombëtarë i Telekomunikacionit të OKB-së.

Auto & Tek

08/05/2014 19:48

Interneti është duke u zgjeruar në vendet e zhvilluara çdo ditë e më shumë, ku një rritje e dukshme e përdorimit të internetit është parë edhe në vendet që janë ende duke u zhvilluar.

3 në 4 njerëz në Europë do të përdorin internetin deri në fund të vitit, krahasuar me 2 në tre njerëz në Amerikë dhe një në tre në Azi. Në Afrikë, përafërsisht një në pesë njerëz do të kenë çasje në internet deri në fund të këtij viti.

Kurse përdorimi i celularëve do të arrijë gati në 7 miliardë. Ndërkaq, përdorimi i internetit përmes celularëve është duke u rritur shumë, ku pritet që deri në fund të vitit 2014 numri i përdoruesve të internetit përmes celularëve të arrijë në 2.3 miliardë.

Këto shifra e bëjnë më të lehtë për ta imagjinuar një të ardhme ku çdo njeri në botë do ta përdorë internetin. Numri i njerëzve online do të rritet vazhdimisht, poashtu.

Cisco deklaroi se interneti tashmë ka 10 miliardë pajisje aktive të lidhura në internet dhe pritet që numri i këtyre pajisjeve të arrijë në 50 miliardë deri në vitin 2020.