Numri dy i qeverisë së Shqipërisë, Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), raporton Tv Klan. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është shoqëruar nga avokatja e saj. Ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me paraqitjen e ministres në Prokurorinë e Posaçme. Balluku ka qenë më parë në…

Lajme

31/10/2025 16:00

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), raporton Tv Klan.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është shoqëruar nga avokatja e saj.

Ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me paraqitjen e ministres në Prokurorinë e Posaçme.

Balluku ka qenë më parë në këtë institucion, në kuadër të procedurave të ndryshme të ndjekura nga organi i akuzës.