Numëron sukseset e 2018-ës, Era paralajmëron gjëra të mëdha për vitin e ardhshëm

17:38 | 7 Dhjetor 2018

Era Istrefi po e përmbyll edhe një vit të suksesshëm në muzikë.

Era Istrefi përmes një postimi në Instagram ka numëruar disa prej sukseseve të vitit 2018, shkruan lajmi.net.

Platforma muzikore “Spotify” përmes një tabele tregon se këngëtarja gjatë këtij viti ka arritur 96 milionë dëgjime, 19 milionë fansa, artiste e dëgjuar në 65 shtete.

Kujtojmë që një prej sukseseve më të mëdha të Erës gjatë këtij viti ishte performimi i këngës zyrtare të Kampionatit Botëror “Russia 2018”, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Këngëtarja po punon drejt realizimit të projekteve të reja, e këtë gjë e ka bërë të ditur edhe përmes statusit të fundit ku paralajmëron gjëra të reja për vitin 2019. /Lajmi.net/