Numërohen rreth 20% të votave, ja kush janë 5 gratë më të votuara nga VV, PDK, LDK dhe AAK
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke publikuar vazhdimisht të dhënat në kuadër të votave për kandidatët për deputetë. Tanimë janë numëruar rreth 20% të votave e shumë prej kandidatëve veçse e dinë se ku qëndrojnë me vota. Por kush janë gratë më të votuara nëpër listat kandiduese? Nga Lëvizja Vetëvendosje pesë gratë më të votuara deri…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke publikuar vazhdimisht të dhënat në kuadër të votave për kandidatët për deputetë.
Tanimë janë numëruar rreth 20% të votave e shumë prej kandidatëve veçse e dinë se ku qëndrojnë me vota.
Por kush janë gratë më të votuara nëpër listat kandiduese?
Nga Lëvizja Vetëvendosje pesë gratë më të votuara deri tani janë: Albulena Haxhiu me gjithsej 18 mijë e 844, Donika Gërvalla- Schwarz me 15 mijë e 220 vota, pasuar nga Mimoza Kusari- Lila me 10 mijë e 281 vota. E katërta me radhë rënditet Shqipe Mehmeti- Selimi me hiç më pak se 7 mijë e 25 vota. E pesta me radhë që ka siguruar më së shumti vota është Saranda Bogujevci me 4 mijë e 452 vota.
Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës , kanddiatja që ka arritur të sigurojë më së shumti vota është Sala Jashari me 7 mijë e 185 vota deri tani, pasuar nga bashkëpartiakja e saj Vlora Çitaku me 6 mijë e 934 vota.
E treta me radhë nga lista e PDK, është Ganimete Musliu me 5 mijë e 360 vota. Sipas KQZ-së, e katërta ndër më të votuarat e kësaj partie është Besa Kabashi- Ramaj me 3 mijë e 717 vota. Në vendin e pestë është Kosovare Murseli me 4 mijë e 390 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është Vjosa Osmani- Sadriu si bartëse e listës ajo e cila nga zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 13 mijë e 575 vota.
E dyta në listën e LDK-së është kandidatja Doarsa Kica- Xhelili e cila ka marrë 9 mijë e 816 vota. Është Hykmete Bajrami e treta në listë e cila nga elektorati ka arritur të sigurojë 7 mijë e 504 vota.
E katërta renditet Janina Ymeri me gjithsej 4 mijë e 098 vota. Listën e 5-shes më të votuar nga LDK e përmbyll Jehona Lushaku- Sadriu me 3 mijë e 416 vota. Nga Aleanca është kandidatja Time Kadrijaj që ka arritur të sigurojë 3 mijë e 332 vota, pasuar nga Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota.
E treta me radhë nga ky subjekt politik është Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota. Tutje, si më e votuara e kësaj partie është edhe kandidatja Diellza Kukaj me gjithsej 1 mijë e 167 vota.
Nga Aleanca listën e 5-shes më të votuar e përmbyllë Malësorë Ramosaj- Zanuzaj me 851 vota.
Ndryshe në partitë kryesore politike në vend e vetmja femër prijëse e listës ishte Vjosa Osmani në LDK./Lajmi.net/
https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/mcc#candidates