Numërohen më shumë se 40% i votave, kjo është 10-shja e parë e kandidatavë për deputetë nga VV, PDK, LDK dhe AAK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 42.75% e votave të kandidatëve për deputetë. Votat janë nga 1068 vendvotime prej 2 mijë e 498 sa janë gjithsej. Nga Lëvizja Vetëvendosje më i votuari është Albin Kurti me mbi 97 mijë e 892 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 42.75% e votave të kandidatëve për deputetë.
Votat janë nga 1068 vendvotime prej 2 mijë e 498 sa janë gjithsej.
Nga Lëvizja Vetëvendosje më i votuari është Albin Kurti me mbi 97 mijë e 892 vota.
Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila dhe Ejup Maqedonci.


Tek PDK prin Bedri Hamza, me rreth 49 mijë vota.
Lista vazhdon me Përparim Grudën, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jasharin, Vlora Çitakun, Ganimete Musliun, Arben Mustafën, Mërgim Lushtakun dhe Enver Hoxhaj.


Në LDK e para renditet Vjosa Osmani me mbi 31 mijë vota.
Osmani pasohet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.


Në AAK ndërkohë prin Ardian Gjini me rreth 16 mijë vota.
Lista vazhdon me Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Besnik Tahirin, Bekë Berishën, Burim Ramadanin, Time Kadriajn, Agim Çekun, Arbër Tolajn dhe Albana Bytyqin.


Në nëntë Qendra Komunale të Numërimit është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi është përmbyllur në Junik, Han të Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot dhe Novëbërdë.
Qendrat Komunale, të cilat kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit, do të dorëzojnë materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.