Numërohen mbi 9% të votave, këto janë rezultatet e tanishme nga KQZ

Me të mbyllur qendrat e votimit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur edhe publikimin e numërimit të rezultateve. Deri më tani nga 9.73 për qind e votave të numëruara del se partitë deri tani kanë mbledhur kaq vota: Vetëvendosje 38.07%, 15.712 vota PDK: 23.08% 9.527 vota LDK:16.77% 6.920 vota AAK: 9.73% 4.015 vota Lista Serbe: 4.92%…

Lajme

07/06/2026 20:01

Me të mbyllur qendrat e votimit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur edhe publikimin e numërimit të rezultateve.

Deri më tani nga 9.73 për qind e votave të numëruara del se partitë deri tani kanë mbledhur kaq vota:

Vetëvendosje 38.07%, 15.712 vota

PDK: 23.08% 9.527 vota

LDK:16.77% 6.920 vota

AAK: 9.73% 4.015 vota

Lista Serbe: 4.92% 2.031.

Ndryshe këto zgjedhje janë karakterizuar me numër të ulët të qytetarëve që kanë dalur për të votuar, shkruan lajmi.net.

Sipas publikimeve të fundit të KQZ-së, deri në mbylljen e qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar kanë dal 36,79% të qytetarëve në listën e votuesve apo gjithsej 720 mijë e 997 prej tyre.

Për dallim nga sot, në zgjedhjet paraprake që janë mbajtur më 28 dhjetor, kanë dal për të votuar 44,56% apo gjithsej 890 mijë e 850 votues.

Diferenca e votuesve mes zgjedhjeve të sotme dhe atyre të 28 dhjetorit është për 169 mijë e 862 votues./Lajmi.net/