Numërohen mbi 84% e votave për kandidatë, radhitja në top 10 thuajse e njëjtë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 84.95% e votave për kandidatë. Në kuadër të kësaj del se radhitja e më të votuarve nëpër parti nuk ka ndryshuar shumë. Në Vetëvendosje listës vazhdon t’i prijë Albin Kurti me mbi 200 mijë vota duke u pasuar nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe…

Lajme

11/06/2026 09:43

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 84.95% e votave për kandidatë.

Në kuadër të kësaj del se radhitja e më të votuarve nëpër parti nuk ka ndryshuar shumë.

Vetëvendosje listës vazhdon t’i prijë Albin Kurti me mbi 200 mijë vota duke u pasuar nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe të tjerët.

Kurse në PDK, listës i prinë Bedri Hamza me 101.000 vota, pas tij Përparim Gruda dhe Arian Tahiri. Kurse në “garë” për vendin e pestë në PDK gjithë kohës janë Sala Jashari dhe Vlora Çitaku, ku kanë pak ndryshim të votave.

LDK më së shumti vota ka prijsja e listës, Vjosa Osmani dikur 67.285 vota, pas saj Lumir Abdixhiku e Doarsa Kica-Xhelili.

AAK prinë Ardian Gjini me 35.416 vota, Ramush Haradinaj, Daut Haradianj e Besnik Tahiri./Lajmi.net/