Numërohen mbi 50% e votave, PS kryeson me 52.8%, PD 33.9%
Kur janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5%. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 290 mijë vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.4% ose rreth 190 mijë vota në të gjithë vendin, njofton balkanweb. Forcë e tretë politike renditet PSD me 4% të votave. Socialdemokratët e…

Lajme
Kur janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5%. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 290 mijë vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.4% ose rreth 190 mijë vota në të gjithë vendin, njofton balkanweb.
Forcë e tretë politike renditet PSD me 4% të votave. Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 22 mijë vota në të gjithë vendin. Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.3%, Mundësia 2.7%, Koalicioni Euroatlantik 1.1% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.
Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.