Numërohen mbi 30% e votave me kusht, prin VV-ja

Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, derisa ende po vazhdon numërimi i tyre. Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota. Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota.…

Lajme

06/01/2026 08:54

Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, derisa ende po vazhdon numërimi i tyre.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota.

Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.65 për qind apo 307 vota si dhe vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë 236 vota apo 8.95%.

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?fbclid=IwY2xjawO97DxleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFDQmF3ZXFTaDZHUWFwTENuc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpMOJXC7d2LraMNjZWfoP2v_47uXPCkE3ftswXOWY-C_bYp8jaTyhIa7WYwB_aem_zj5H560MBQ3EflewD9tRhQ&municipality=0&voteType=2&votingStation=0&pollingClass=0