Numërohen mbi 20% e votave për asamble në Ferizaj – këta janë tre më të votuarit nga çdo parti

Në Komunën e Ferizajt është numëruar mbi 20 për qind e vendvotimeve për Kuvendin Komunal, dhe tashmë janë publikuar emrat e tre kandidatëve më të votuar nga secili subjekt politik. Sipas rezultateve preliminare, në krye të listës qëndron Agim Aliu i PDK-së, i cili deri më tani ka marrë 3,710 vota, ndjekur nga Fatbardha Reka…

Lajme

14/10/2025 18:14

Në Komunën e Ferizajt është numëruar mbi 20 për qind e vendvotimeve për Kuvendin Komunal, dhe tashmë janë publikuar emrat e tre kandidatëve më të votuar nga secili subjekt politik.

Sipas rezultateve preliminare, në krye të listës qëndron Agim Aliu i PDK-së, i cili deri më tani ka marrë 3,710 vota, ndjekur nga Fatbardha Reka e VV-së me 1,929 vota dhe Visar Azemi i LDK-së me 1,559 vota.

Ndërkohë në garën për kryetar të komunës tash fituesi dihet, është Agim Aliu i PDK-së, i cili ka fituar pa balotazh, transemton lajmi.net/

Këta janë tre më të votuarit nga partitë:

PDK

  • Agim Aliu – 3,710 vota

  • Burim Bajrami – 552 vota

  • Ejup Delolli – 199 vota

VV

  • Fatbardha Reka – 1,929 vota

  • Xhevat Sallahi – 235 vota

  • Brahim Osmani – 182 vota

LDK

  • Visar Azemi – 1,559 vota

  • Driton Sinani – 125 vota

  • Astrit Grainca – 106 vota

AAK

  • Xhavit Zariqi – 873 vota

  • Alberton Sahiti – 204 vota

  • Izet Rushiti – 161 vota

Ne Mundemi

  • Balton Derguti – 552 vota

  • Denis Rashiti – 69 vota

  • Fisnik Nazifi – 45 vota

NISMA

  • Nehat Mustafa – 109 vota

  • Besarta Shabani – 28 vota

  • Blerona Gashi – 19 vota

Procesi i numërimit është ende në vazhdim dhe rezultatet mund të ndryshojnë. Këto janë të dhëna preliminare, të cilat do të përditësohen me përfundimin e numërimit në të gjitha vendvotimet të Komunës së Ferizajt.

Në këtë LINK mund t’i shikoni live votat e procesuara nga KQZ. /lajmi.net/