Numërohen mbi 20% e votave me kusht, LVV vazhdon kryesimin

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia e parë edhe pas numërimit të mbi 20% të votave me kusht. Kjo parti ka 740 vota apo 48.30%, pas saj është PDK me 287 vota apo 18.73%. LDK është e treta me 206 vota apo 13.45%, kurse AAK ka 181 vota apo 11.81%. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 72.20…

Lajme

05/01/2026 22:56

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia e parë edhe pas numërimit të mbi 20% të votave me kusht.

Kjo parti ka 740 vota apo 48.30%, pas saj është PDK me 287 vota apo 18.73%. LDK është e treta me 206 vota apo 13.45%, kurse AAK ka 181 vota apo 11.81%.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 72.20 për qind të votave me postë apo  19.344 vota, ndërsa 86.74% të atyre nga përfaqësitë diplomatike.

Nga rezultate e përmbledhura, LVV ka 50.67% të votave, PDK  20.42%, LDK 13.34% dhe AAK 5.53%.