Numërohen 92.73% i votave për kandidatët për deputetë, KQZ thotë se numërimi po vazhdon vetëm edhe në 7 komuna

Me 9 shkurt të 2025-ës, qytetarët e Kosovës iu janë drejtuar qendrave të votimit për të përzgjedhur ata që duan t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tash e 11 ditë kur ka përfunduar votimi, votat për kandidatë për deputetë po vazhdojnë të numërohen. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë…

Lajme

20/02/2025 11:02

Me 9 shkurt të 2025-ës, qytetarët e Kosovës iu janë drejtuar qendrave të votimit për të përzgjedhur ata që duan t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tash e 11 ditë kur ka përfunduar votimi, votat për kandidatë për deputetë po vazhdojnë të numërohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se janë numëruar 92.73% i votave të kandidatëve për deputetë apo 2.349 nda 2.5333 qendra të votimit.

Siç thotë Elezi, procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna por po vazhdon edhe në 7 komuna tjera.

Procesi i numërimit po vazhdon në Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Ferizaj dhe Zveçan, shkruan lajmi.net.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan”, ka thënë Elezi.

Në këto zgjedhje, pas ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje qytetarët kanë pas të drejtë të votojnë 10 kandidatë për deputetë.

Nga rezultatet e deritanishme, veçse dihet se kush do të jenë deputetët që do t’i përfaqësojnë qytetarët në këtë mandat katër vjeçar.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, tre të parët kanë dal kandidati për kryeministër Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Faton Peci.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, tre të parët me më së shumti vota kanë dal kandidati për kryeministër Bedri Hamza, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili.

Nga partia e cila doli e treta në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës të parët dolën kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili dhe Hykmete Bajrami.

Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dy të parët janë vëllezërit, Ramush e Daut Haradinaj si dhe kandidati për deputet nga Nisma Fatmir Limaj.

Rezultatet përfundimtare për deputetë do të dalin pasi të numërohen edhe votat nga diaspora, ato me kusht si dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Lajmi.net/