​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës. Sipas përditësimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars në ora 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave. Aktualisht nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 30.15 për…

Lajme

04/03/2025 08:42

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës.

Sipas përditësimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars në ora 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave.

Aktualisht nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 30.15 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 9.52 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA kanë marr 3.09 për qind.

Numërimi i votave përmes postës pritet të përfundoj sot sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.