Numërohen 40% e votave të diasporës

Në mëngjesin e sotëm ka filluar numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë.

Lajme

16/10/2019 18:30

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka filluar numërimi i 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit gjatë periudhës kohore 19 shtator deri më 5 tetor 2019.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për lajmi.net, se deri më tani janë numëruar 40 për qind e tyre.

“Që nga mëngjesi kur ka filluar numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë, deri më tani janë numëruar 40 për qind e tyre”, ka thënë Elezi, i cili shtoi se presin që ky numërim të përfundojë deri në mesnatë. /Lajmi.net/