Numërohen 12 nga 57 vendvotime me postë, LVV prin me gati 68% të votave
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura përmes postës, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë epërsi të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 12 nga 57 vendvotime gjithsej. Nga votat e numëruara deri në këtë…
Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura përmes postës, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë epërsi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 12 nga 57 vendvotime gjithsej.
Nga votat e numëruara deri në këtë fazë, LVV ka marrë 2,839 vota apo 67.98 për qind, duke u renditur e para.
Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 758 vota ose 18.15 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 292 vota apo 6.99 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 220 vota, që përbëjnë 5.27 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Ndërkohë, procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike tashmë është përmbyllur. Sipas rezultateve preliminare, LVV ka marrë 83.28 për qind të votave, PDK 7.13 për qind, LDK 6.60 për qind dhe AAK 2.06 për qind.
Sipas rezultateve të përmbledhura preliminare të publikuara nga KQZ, LVV aktualisht ka 50 mandate me 44.36 për qind të votave apo 318,755 vota.
PDK renditet e dyta me 23 mandate dhe 148,493 vota apo 20.66 për qind, ndërsa LDK ka siguruar 19 ulëse me 123,579 vota apo 17.20 për qind.
AAK aktualisht ka tetë mandate me 50,507 vota apo 7.03 për qind.
Pa u numëruar kanë mbetur ende votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, proces që ende nuk ka nisur. Rezultatet pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave të mbetura. /Lajmi.net/