Numërimi i votave po shkon drejt fundit, Madonna ironizon me Trumpin
Madonna ka ironizuar me Donald Trump, i cili është në prag të humbjes.

ShowBiz
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon numërimi i votave, të cilat do ta definojnë presidentin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.
Deri tani, është kandidati demokrat, Joe Biden, ai i cili po prin me vota elektorale, ndërsa përkrahësit e tij tashmë kanë filluar ‘festën’.
Ka edhe shumë personazhe publike që gjatë këtyre zgjedhjeve kanë dalë haptas në përkrahje të njërit prej kandidatëve.
Ndër ta është edhe pop-ylli Madonna, e cila që prej fillimit të fushatës është deklaruar si përkrahëse e Bidenit.
Derisa numërimi i votave po shkon drejt fundit, këngëtarja ka publikuar disa ‘meme’, përmes së cilave përshkruan ‘gjendjen’ e Trumpit aktualisht.
Në një prej fotove ajo tregon se si do të duket tani “Trump Tower”, kurse në tjetrën e shfaq presidentin aktual në mes të rrugës.
Krejt në fund, Madonna postoi një foto, ku shkruan “Shou ka pëfunduar, thuaj lamtumirë!”. /Lajmi.net/