Numërimi i votave me postë po vazhdon- haset edhe një fletëvotim i vitit 2017
Në Qendrën e Numërimit është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora, tani të atyre me postë. Por ajo çfarë është tejet e çuditshme është fakti se gjatë numërimit janë gjetur fletëvotime të vitit 2021, e tani edhe një i viti 2017. Kjo madje mund të vërehet edhe në numrin që mbajnë subjektet politike. Më…

Lajme
Në Qendrën e Numërimit është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora, tani të atyre me postë.
Por ajo çfarë është tejet e çuditshme është fakti se gjatë numërimit janë gjetur fletëvotime të vitit 2021, e tani edhe një i viti 2017.
Kjo madje mund të vërehet edhe në numrin që mbajnë subjektet politike.
Më i dallueshëm është numri 16 i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nuk përkon me numrin që mbante në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Duhet theksuar se numërimi i votave pas zgjedhjeve të 9 shkurtit këtë herë pati shumë probleme.
Duke nisur nga problemet që u shfaqën si fillim me ueb-faqen dhe paraqitjen e rezultateve jo të sakta, e më pas rënien e serverit gjatë tërë kohës, më pas me raportimet për keqpërdorime të votave nga diaspora e tanimë edhe në numërim- ku vërehen qartë fletëvotimet e viteve të shkuara.
Deri më tani votat me postë janë numëruara në 66.31%, ku Vetëvendosje ka 52.72%, LDK ka 29.80%, PDK 7.98% dhe AAK-Nisma 3.32%./Lajmi.net/