Numër rekord i refugjatëve në Evropë

13:34 | 12 Shtator 2015

Refugjatët në Budapest

Një numër rekord prej rreth 433.000 refugjateve kanë mbërritur këtë vit në Evropë nëpërmjet Detit Mesdhe. 310.000 arritën në Greqi, të tjerët në Itali, njofton Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM.

Grupi më i madh kishin ardhur nga Siria, pastaj Afganistani. 2750 njerëz kishin humbur jetën gjatë kalimit, raportoi IOM në Gjenevë.

Rreth 220.000 refugjatë  është raportuar që gjatë gjithë vitit 2014 të kenë ardhur nëpërmjet Mesdheut./albinfo.ch/