Nuland: Rusia do përballet me sanksione të reja
Ndihmës/sSekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka thënë se SHBA-të dhe Evropa po shqyrtojnë sanksione më të thella kundër Rusisë, nëse separatistët pro-rusë do të bëjnë përpjekje që të marrin nën kontroll më shumë territor në pjesën lindore të Ukrainës.

Bota
Gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, Nuland ka thënë se sanksionet e reja mund t’i vihen Rusisë nëse separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës do të tentojnë të okuptojnë territore të reja. Sipas saj, Washingtoni zyrtar është duke vëzhguar zhvillimet e fundit në atë rajon.
Ajo ka thënë se ekipi i sanksioneve amerikane po qëndron në Evropë gjatë kësaj jave dhe se Washingtoni dhe BE-ja po diskutojnë sanksione të mëtutjeshme që kanë si cak sektorët ekonomikë të Rusisë, nëse marrëveshja e armëpushimit e arritur në Minsk shkelet.
“Është me rëndësi që t’i mbajmë këto sanksione dhe të shqyrtojmë thellimin e tyre”, ka thënë Nuland.