“Nuk votojmë asnjë emër pa marrëveshje” – Lushaku tregon qëndrimin e LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka folur për pritshmëritë e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vazhdojë nesër në orën 11:00. Ajo u shpreh se LDK-ja ka një qëndrim të qartë: nuk do ta votojë asnjë emër që do të propozohet, nëse nuk ka marrëveshje paraprake politike. “Ne si LDK…

Lajme

19/08/2025 16:51

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka folur për pritshmëritë e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vazhdojë nesër në orën 11:00.

Ajo u shpreh se LDK-ja ka një qëndrim të qartë: nuk do ta votojë asnjë emër që do të propozohet, nëse nuk ka marrëveshje paraprake politike.

“Ne si LDK kemi vendosur: nuk votojmë asnjë emër pa marrëveshje. Ky është qëndrimi ynë konsistent”, tha Lushaku në T7.