Nuk u votua për të kandiduar për kryetar të Drenasit, Lladrovci: Fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre, vazhdojmë bashkë +4
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi kryesia e PDK-së nuk e ka votuar atë për të kandiduar edhe për një mandat si kryetar i Komunës së Drenasit. Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deri sot nuk është rrëzuar asnjëherë, shkruan lajmi.net. “Respekt për votat pro dhe kundër në…

Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi kryesia e PDK-së nuk e ka votuar atë për të kandiduar edhe për një mandat si kryetar i Komunës së Drenasit.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deri sot nuk është rrëzuar asnjëherë, shkruan lajmi.net.
“Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci.
PDK e ka votuar Petrit Hajdarin për të kandiduar në zgjedhjet e 12 tetorit si kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: