Nuk do ta besoni nga sa gola kanë shënuar Messi dhe Ronaldo në La Liga

Ka disa vite që në futboll ka nisur një debat, dhe duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Sport

20/12/2016 19:54

Kush është më i mirë: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Pyetje kjo që nuk ka lënë pa ju bërë trajneri, futbollisti apo çdo kujt që merret me sportin më të dashur në botë.

Por, çka është e sigurt, është se Messi dhe Ronaldo, janë futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli ndoshta përgjatë historisë.

Të dy këta, kanë thyer rekorde të panumërta viteve të fundit.

Që nga sezoni 2009, kur Ronaldo u transferua në Real Madrid, ka arritur që së bashku me Lionel Messin të shënojnë nga 270 gola në La Liga, shifër kjo e jashtëzakonshme.

Për t’i shënuar 270 gola, Messit i janë dashur 252 ndeshje, ndërsa Ronaldos 247./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.