Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi: Ndihem krenare dhe mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme
Ish-deputetja e LDK-së dhe kandidate edhe për një mandat në Kuvend, Adelina Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, pas të cilave nuk arriti të sigurojë edhe një mandat. Adelina Thaçi theksoi se çdo votë e marrë për të përfaqëson më shumë se një numër, duke e cilësuar si përgjegjësi, respekt…
Lajme
Ish-deputetja e LDK-së dhe kandidate edhe për një mandat në Kuvend, Adelina Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, pas të cilave nuk arriti të sigurojë edhe një mandat.
Adelina Thaçi theksoi se çdo votë e marrë për të përfaqëson më shumë se një numër, duke e cilësuar si përgjegjësi, respekt dhe motivim për të vazhduar angazhimin e saj politik dhe publik
“Edhe pse këtë herë nuk arrita të jem pjesë e Kuvendit si deputete, ndihem krenare dhe mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme që mora,” u shpreh ajo, duke shtuar se humbja e mandatit nuk nënkupton humbje të vlerave dhe idealeve për të cilat ka qëndruar.
Ajo theksoi gjithashtu se rrugëtimi politik nuk matet vetëm me rezultate zgjedhore, por edhe me ndikimin, njerëzit e takuar dhe besimin e ndërtuar ndër vite.
“Faleminderit për çdo votë, çdo fjalë të mirë dhe çdo zemër që më besoi” përfundoi ajo./Lajmi.net/