Nuk rrezikohet Marrëveshja e Brukselit
Incidentet në pjesën veriore të Kosovës nuk do të rrezikojnë Marrëveshjen e Brukselit, thonë zyrtarë të BE’së dhe Qeverisë Serbe.
Lajme
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Michael Davenport, ka dënuar aktet e dhunës të shënuara të dielën në pjesën veriore gjatë mbajtjes së zgjedhjeve.
Në një takim me Ministrin serb për Integrime Europiane Branko Ruzic, Davenport ka thënë se vëzhguesit e BE’së do të raportojnë lidhur me procesin zgjedhor.
“Është e rëndësishme që të gjitha palët, përshirë Beogradin dhe Prishtinë, të vendosin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Duhet dënuar çdo lloj dhunë”, ka thënë Davenport.
Ndërsa ministri serb, Ruzic ka thënë se incidenti në veri nuk mund ta kërcënojë Marrëveshjen e Brukselit.
“Ka pasur dëshira të grupeve të caktuara për të provokuar. Ekstremistët dhe të djathtët, janë lejuar që të hyjnë në Kosovë, por jo edhe zyrtarët serbë”.