Nuk qenka i lënduar, Paqarada pa problem futet në zyrat e Kolnit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka udhëtuar sot në Koln për ta bërë prezantimin e tij te klubi nga Bundesliga. Edhe pse u mendua se mbrojtësi kosovar ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, ai duket në formë të mirë teksa futet në zyrat e klubit gjerman, shkruan Lajmi.net Paqarada pësoi një…
Sport
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka udhëtuar sot në Koln për ta bërë prezantimin e tij te klubi nga Bundesliga.
Edhe pse u mendua se mbrojtësi kosovar ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, ai duket në formë të mirë teksa futet në zyrat e klubit gjerman, shkruan Lajmi.net
Paqarada pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të Kosovës kundër Bjellorusisë, ku “Dardanët” u mposhtën në rrugë për Euro 2024.
Kujtojmë që Paqarada sezonin e ri do të luaj në Bundesliga te skuadra e FC Koln./Lajmi.net/