Nuk pranoi të jetë ministër, lajmërohet Lumir Abdixhiku: Sot ishte dita ime e fundit në detyrë
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot ishte dita e tij e fundit si ministër në detyrë.

Lajme
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se detyra e ministrit për të ishte nderë dhe privilegj, derisa ka publikuar fotografi me dy vajzat e tij.
Postimi i plotë:
Sot ishte dita ime e fundit në detyrë. Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet. Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë.
Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëvë për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses. /Lajmi.net/