Përsëritja e votimit përmes postës, Arifi: Nuk po më duket ide e keqe me u përsërit votimi për diasporë
Ish-amabasadori i Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar. Arifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pajtohet me këtë kërkesë, pasi sipas tij nuk do të ishte keq të…

Lajme
Ish-amabasadori i Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.
Arifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pajtohet me këtë kërkesë, pasi sipas tij nuk do të ishte keq të përsëritej edhe njëherë votimi për diasporë.
“Nuk po më duket ide e keqe me u përsërit votimi për diasporë. VV e ka injoruar fjalën e urtë”ruaju nga dëshirat tua se mund të realizohen”, ka shkruar ai.
Sipas tij opozita duhet t’i monitoroj nga afër votat kësaj radhe, teksa e sheh si një shansë të dytë për opozitën në rast se anulohen.
“Opozita në këtë rast duhet të monitoroj afër votat në Ambasada kurse kjo është edhe një shansë për to që numri i madh i të regjistruarve të tyre praktikisht edhe të votoj. Pse jo? Le të anulohen”, shkroi Arifi. /Lajmi.net/