Nuk ndalet Young Zerka, po vjen kënga e re

Këto ditë publikoi projektin e tij të ri.

ShowBiz

04/05/2018 20:49

Bëhet fjalë për këngën “Anna”, e cila është këngë përplot ritme verore dhe ka marrë mbi gjysmë milioni klikime, shkruan lajmi.net.

Këngëtari nuk është ndalur me kaq, ai ka treguar se shumë shpejt do të publikohet edhe kënga e radhës.

“Një këngë e re është gati”, ka shkruar ai mbi një imazh postuar në Insta-Story, ku shihet në studio muzikore.

Kujtojmë që një nga projektet më të suksesshme të Young Zerkës është “Nona”, në duet me Ledri Vulën. /Lajmi.net/