Nuk ndalet fitorja në Prizren

Nënkryetari i PDK'së, Enver Hoxhaj, thotë se fitoren e PDK’së në Prizren më 1 dhjetor askush s’mund ta ndalë, e as koalicioni i Zafir Berishës me Eqrem Kryeziun. Ai beson se vendimi i qytetarëve është për Ramadan Mujën.

Lajme

12/11/2013 21:28

Pas zyrtarizimit të koalicionit mes Kandidatit të LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu dhe Kryetarit të Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i këtij subjeti politik, Enver Hoxhaj, ka thënë për “Epoka e Re” se fitoren e PDK’së në këtë qytet më 1 dhjetor askush s’mund ta ndalë, e as koalicioni i Zafir Berishës me Eqrem Kryeziun.

“Ky koalicion në mes të LDK’së dhe BD’së në asnjë mënyrë nuk e rrezikon fitoren e PDK’së në qytetin e Prizrenit”.

“Vendimi i qytetarëve është marrë për Ramadan Mujën”.

“Askush s’mund ta ndalë këtë proces të fitores së madhe në Prizren më 1 dhjetor”.

Ndryshe, të martën në mbrëmje në Prizren është zyrtarizuar koaliconi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Bashkimit Demokratik, të cilat janë bërë bashkë në garën e balotazhit kundër Kandidatit të PDK’së, Ramadan Muja.

Sipas rezultateve të KQZ’së, në raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja i PDK’së ka marrë 23.761 vota apo 36.95 për qind, Eqrem Kryeziu i LDK’së ka marrë 16.335 vota (25.40 për qind), ndërsa Zafir Kryeziu ka marrë 8.281 vota apo 12.88 për qind.

Ramadan Mujës të PDK’së tani i mbetet të llogarisë në votat e koalicionit AAK- LDD, kandidati i të cilit Lulzim Kabashi më 3 nëntor ka marrë 6.120 vota apo 9.52 për qind.