“Nuk mund të vazhdojë pafundësisht” – Zemaj kritikon bllokadën dhe kërkon respektimin e Kushtetutës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është i vetmi nga partia e tij i pranishëm në Kuvend. Ai është shprehur kritik ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke thënë se situata aktuale nuk mund të vazhdojë pafundësisht. “Bllokada e qëllimshme sjell tension, dëmton edhe më shumë imazhin e brishtë të Kosovës dhe thellon polarizimin në shoqërinë tonë. Ky…

Lajme

12/08/2026 14:42

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është i vetmi nga partia e tij i pranishëm në Kuvend.

Ai është shprehur kritik ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke thënë se situata aktuale nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

“Bllokada e qëllimshme sjell tension, dëmton edhe më shumë imazhin e brishtë të Kosovës dhe thellon polarizimin në shoqërinë tonë.

Ky mentalitet i stërvjetëruar nuk i duhet Kosovës. Shumica e ka obligim të thërrasë seancën dhe t’i japë hapësirë krijimit të institucioneve të reja, në respekt të Kushtetutës dhe vullnetit politik të qytetarëve.

Marrëveshjet politike nuk arrihen përmes bllokadës, presionit dhe tendencës për t’i nënshtruar të tjerët. Demokracia kërkon dialog, përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë” ka thënë Zemaj.