Nuk mjaftojnë tre qendërsulmues, Barcelona e do Lacazetten në janar
Barcelona i është bashkuar garës me Atletico Madridin për qendërsulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Sport
Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me skuadra tjera qysh nga 1 janari, shkruan lajmi.net.
Në mënyrë që të mos e lejojnë Lacazette të largohet falas, trajneri Mikel Arteta kuptohet se do e lejojë të largohet në janar për një çmim më të lirë.
Kjo ka ndikuar të këtë interesim në Evropë, me gjigantët spanjollë Barcelona dhe Atletico që e duan top golashënuesin e edicionit të kaluar të Arsenalit.
Mediumi spanjoll, Fichajes, raporton se Barcelona është e interesuar për Lacazette në janar.
Largimi i Lionel Messi dhe Antonio Griezmann ka lërë sulmin e Barcelonës në formë jo të mirë, ndërsa nuk mund të paguajnë për yjet botërore shkaku i gjendjes financiare.
Ndërsa, Le10Sport, raporton se Atletico Madrid është në garë për Lacazette gjithashtu dhe pretendon se ka pasur negociata me përfaqësuesit e lojtarit në javët e fundit.
Lacazette dje bëri startin e parë si titullar në fitoren ndaj AFC Wimbledon në “Emirates Stadium” për Carabao Cup.
30-vjeçari shënoi një herë nga penalltia dhe pastaj asistoi te goli i dytë për Emil Smith-Rowe.
Lacazette për Arsenalin numëron plotë 67 gola në 173 paraqitje./Lajmi.net/