“Nuk më zë gjumi”, Kylie publikon video provokuese nga shtrati
Kylie Jenner po qëndron e izoluar në shtëpi, larg familjes.

ShowBiz
Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësi disa video në rrjete sociale, pasi tha se nuk po mund të flinte, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja këto ditë është e përkushtuar vetëm tek vajza e saj, Stormi, teksa po e praktikon distancën sociale.
Ajo publikoi video nga dhoma e gjumit, ku shihe duke mbajtur në dorë një gotë verë dhe bën lëvizje provokuese.
“Gëzuar, nuk mund të fle”, ishte mbishkrimi që ajo ia la njërës video, ndërsa vëmendja ishte tek linjat e saj.
Për ndryshe, Kylie Jenner së fundi është zgjedhur nga revista “Forbes” për herë të dytë miliarderja më e re në botë. /Lajmi.net/