“Nuk lejojmë poshtërim”, Vuçiq rrëfehet pas takimit me ambasadorët e Quint-it
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka takuar ambasadorët e Quint-it, pas situatës tensionuese në veri të Kosovës.

Lajme
Temë e diskutimit ishte Kosova, ku Vuçiq u deklaruar pas takimit para mediave serbe se nuk do të lejojë poshtërimin, transmeton lajmi.net.
“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por nuk do të lejojmë poshtërimin as të Serbisë dhe as të qytetarëve të saj, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sot në një bisedë me ambasadorët e vendeve anëtare të Quint-it”, ka thënë ai.
Vuçiq priti ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, të cilët kërkuan shtensionim të krizës në veri të Kosovës. /Lajmi.net/
Lexo edhe: