Nuk la kush pa e komentuar, edhe burri i Fjolla Morinës reagon për lidhjen e Donaldit me Beatrixin

Ka disa javë që mediat rozë janë të stërmbushura me lajme mes BorëS, Donaldit dhe Beatrixit.

ShowBiz

09/12/2021 09:42

Moderatorja bukuroshe Bora, ka marrë mbështetje të pakontestueshme, shkruan lajmi.net.

Por ka pasur edhe pak nga ata që ishin pro lidhjes së krijuar brenda shtëpisë.

E si duket radha i ka ardhur edhe bashkëshortit të këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla. Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar:

“Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”!

Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj.

Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ai i ka bërë thirrje Beatrixit që mos ta lëshoj Donaldin./Lajmi.net/