Nuk kryejnë punë as ambasadorët e QUINT-it, s’ka marrëveshje VV-LDK
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka folur pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në prezencën e ambasadorëve të QUINT-it.
Lajme
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij mbetet në pozicionet fillestare të cilat i ka shprehur.
Ai po ashtu deklaroi se ambasadorët e QUINT-it në këtë takim patën vetëm rol informues, e jo ndërmjetësues.
“Ne biseduam me VV-në për mundësinë e një koalicioni qeverisës, informuam edhe QUINT-in sepse ata kishin për qëllim vetëm të informohen dhe jo të ndërmjetësojnë. Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja të cilën e kemi ofruar është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse, dhe mbi suazat e votave të cilat i kemi marrë. Dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse VV i pranon kushtet tona. Besojm që është një marrëveshje që i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa. /Lajmi.net/